Si funksionon

Kuedo është një platformë me teknologjinë e fundit. Aplikacionet tona smartphone lidhin partnerët tanë (shoferët) me pasagjerët.

Shkarko aplikacionin, regjistrohu dhe përdore atë për të kërkuar një udhëtim. Kur një shofer i afërt pranon kërkesën tënde, ti do mund të shohësh një kohë të parashikuar të mbërritjes të tij që po vjen për t'ju marrë. Aplikacioni të njofton kur shoferi mbërrin.

Aplikacioni siguron gjithashtu informacione rreth shoferit me të cilin do të hipni, duke përfshirë emrin, llojin e automjetit dhe numrin e targës. Ky informacion ju ndihmon të dyve të lidheni në adresën tuaj të marrjes. Gjithashtu ju mund ta telefononi ose ti dërgoni mesazh nga Aplikacioni nëse nuk po lidheni.

Kur të mbërrini në destinacionin tuaj, udhëtimi përfundon. Pagesa juaj totale llogaritet automatikisht dhe tarifohet për pagesën e zgjedhur para udhëtimit.
Kuedo pranon dhe pagesë me para në dorë. Këtë opsion duhet të zgjidhet para se të kërkoni udhëtim në mënyrë që sistemi të përzgjedhë për ju një partner që e pranon këtë formë pagese.

Menjëherë pasi të përfundojë një udhëtim, aplikacioni do t'ju kërkojë të vlerësoni shoferin tuaj nga 1 në 5 Yje. Po ashtu, partnerëve (shoferëve) u kërkohet të vlerësojnë pasagjerët. Sistemi i vlerësimeve të KUeDO është krijuar për të nxitur një bashkësi respekti dhe përgjegjësie për të gjithë.