CJCK201, TS943, ufxforall5

Si funksionon

  • Kërko makinë për udhëtim Hap aplikacionin dhe vendos destinacionin, mund ta modifikosh adresën duke shtypur mbi emrin e rrugës, piketo vendin në hartë, përcakto adresën. Zgjidh llojin e mjetit ku për secilin të shfaqet çmimi dhe kërko makinë. 
  • Njihu me detajet e shoferit Sapo kërkesa e udhëtimit pranohet, aplikacioni të informon automatikisht për të gjitha detajet e shoferit, përfshirë modelin, ngjyrën dhe targën e makinës.
  • Gjurmo dhe Udhëzo Ndërkohë që pret, hidhi një sy rrugës që po ndjek shoferi për të mbërritur tek ju. Gjurmo vendndodhjen e tij të saktë dhe udhëzoje nëse e sheh të nevojshme.
  • Hip dhe shijo udhëtimin Sapo shoferi mbërrin, vetëm hip në makinë, ai e di se ku duhet t'ju çojë. Aplikacioni do të llogarisë çmimin dhe do merrni një faturë në fund të udhëtimit.

Shkarko aplikacionin

FALAS

Për të shijuar një udhëtim të shpejtë, të qetë dhe bashkëkohor, thjesht shkarko aplikacionin KUeDO. Është e thjeshtë dhe është FALAS!

Udhëto

Llogarit çmimin

Udhëtim i sigurt dhe komod, gjithmonë.

Të gjithë shoferët tanë si dhe makinat që ata drejtojnë janë të aprovuar nga administratori me kujdes, për të siguruar që çdo udhëtim është plotësisht i sigurt dhe komod.

KUeDO gjendet Ku Do, Kur e DO

Thjesht hap aplikacionin dhe rezervo një makinë sa herë që dëshiron. Ne nuk themi asnjëherë jo, qoftë ditë apo natë.

më shumë informacion

Telefono për të kërkuar makinë

Nuk ke internet? Nuk mund të përdorësh aplikacionin? Mos u shqetëso. Thjesht telefono në numrin e mëposhtëm pa pagesë dhe do të dërgojmë menjëherë një shofer në adresën tuaj.