Siguria e Pasagjerit

Udhëto i qetë

Platforma KUeDO është ndërtuar duke pasur përparësi sigurinë. Përmes mjeteve të parandalimit të incidenteve dhe teknologjisë të inkorporuar e cila ju mban të lidhur, ne jemi të përkushtuar t'ju ndihmojmë të lëvizni të sigurtë dhe të përqendroheni në ato gjëra që kanë më shumë rëndësi.


Shoferë të aprovuar

Para se një shofer të bëhet partner në KUeDO duhet të aprovohet nga administratori, i cili kryen një kontroll të detajuar mbi të. Çdo shofer verifikohet nëse është ai person që ai pretendon se është dhe i kontrollohet historia e tyre e punësimit dhe aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në të kaluarën.

Lëviz i sigurtë ku do dhe kur do

Karakteristika rreth sigurisë janë të inkorporuara në aplikacion. Ju mund të porosisni të qetë një makinë për të shkuar në shtëpi pas një nate jashtë. Ju mund të ndani me të dashurit tuaj ku ndodheni në kohë reale dhe kështu merrni ndihmë për çdo rast.


  • Butoni i emergjencës

Ju mund të përdorni butonin e emergjencës në aplikacion për të telefonuar dhe për të marrë ndihmë nëse ju nevojitet. Aplikacioni tregon detajet tuaja të vendndodhjes dhe udhëtimit, kështu që menjëherë mund t'i ndani me policinë apo urgjencën.

  • Ndiq udhëtimin tim

Ju mund të ndani me të dashurit tuaj informacionin se ku ndodheni kështu miqtë dhe familja mund të ndjekin udhëtimin tuaj dhe do të informohen menjëherë sapo të mbërrini.

  • Mbani numrin tuaj privat

Nëse e keni të nevojshme të kontaktoni me shoferin tuaj, mund ta bëni përmes aplikacionit, numri i telefonit tuaj mbetet privat.

  • Ndjekja GPS

Të gjitha udhëtimet KUeDO gjurmohen nga fillimi në fund, kështu që ka një regjistrim të udhëtimit tuaj nëse ndodh diçka e papritur.

  • Mbështetje 24/7 

Suporti KUeDO për klientët dhe partnerët është trajnuar të reagojë në mënyrë efikase ndaj incidenteve dhe janë në dispozicionin tuaj 24 orë.

  • Vlerësime nga të dyja palët

Vlerësimet tuaja kanë shumë rëndësi. Të gjitha udhëtimet me vlerësime të ulëta apo me komente negative verifikohen nga stafi, kështu që shoferë të padëshiruar nga ju mund të hiqen për të mbrojtur komunitetin KUeDO.