Siguria e Partnerit

Puno i qetë me KUeDO

Ju meritoni të lëvizni të qetë dhe të sigurtë kudo që të paraqitet mundësia. Në çdo moment ju do të keni mbështetje për t'ju ndihmuar ju dhe ata përreth jush në çfarëdo situate.

Aplikacioni është ndërtuar me teknologji për t'ju ndihmuar të qëndroni në kontakt me të dashurit tuaj, ekipin tonë dhe autoritetet e urgjencës, në mënyrë që ju të fokusoheni në punën tuaj dhe të jepni më të mirën.

Ju do të ndjeheni të qetë dhe të sigurtë edhe gjatë natës..


  • Butoni i emergjencës

Ju mund të përdorni butonin e emergjencës në aplikacion për të telefonuar policinë apo urgjencën nëse ju nevojitet. Aplikacioni tregon detajet tuaja të vendndodhjes dhe udhëtimit, kështu që menjëherë mund t'i ndani me shërbimet e urgjencës.

  • Ndiq udhëtimin tim

Ju mund të ndani me të dashurit tuaj informacionin se ku ndodheni kështu miqtë dhe familja mund të ndjekin rrugën tuaj dhe do të informohen menjëherë sapo të mbërrini.

  • Mbani numrin tuaj privat

Nëse e keni të nevojshme të kontaktoni me pasagjerin tuaj, mund ta bëni përmes aplikacionit, numri i telefonit tuaj mbetet privat.

  • Ndjekja GPS

Të gjitha udhëtimet KUeDO gjurmohen nga fillimi në fund, kështu që ka një regjistrim të udhëtimit tuaj nëse ndodh diçka e papritur.

  • Mbështetje 24/7 

Suporti KUeDO për klientët dhe partnerët është trajnuar të reagojë në mënyrë efikase ndaj incidenteve dhe janë në dispozicionin tuaj 24 orë.

  • Vlerësime nga të dyja palët

Vlerësimet tuaja kanë shumë rëndësi. Të gjitha udhëtimet me vlerësime të ulëta apo me komente negative verifikohen nga stafi, kështu që pasagjerë të padëshiruar nga ju mund të hiqen për të mbrojtur komunitetin KUeDO.